Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/143 të datës 28.04.2017, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020, Vendimin Nr. 02/54 të datës 12.01.2022 dhe me Vendimin  Nr.04/70 të datës 21.04. 2022 .

Sipas këtij plotësim-ndryshimi:

Pika 2 e Vendimit të cekur më lartë zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.

Pas pikës 2. të Vendimit të cekur më lartë shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: “Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri me 15 maj 2027”.

Pika 1.6 e Vendimit të Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: “znj. Kimete Haxholli, Udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL”.

Të tjera

Aktuale

Qindra vota të vjedhura në Malishevë: Prokuroria e Gjakovës nis hetimet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur

Aktuale

Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë

Aktuale

Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha