Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Adri Nurellari ka thënë se qeveria e Kosovës po i bllokon investitorët e huaj.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për ata pak investitorë që janë zvarritur për vite me radhë nëpër burokracitë e administratës dhe më në fund morën dritën jeshile për investime e qeveria po i bllokon.
“Kjo qeveri jo vetëm që ka ndalur investimet kapitale publike duke rishqyrtuar kontratat e mëhershme, por tashmë po ndalon edhe investimet private. Me këto hapa që po ndërmerr kjo qeveri ka për ta dëmtuar ekonominë kosovare më keq se pandemia dhe ka ka për ta çuar në kolaps. Me gjasa i pari sektor që ka për ta pësuar është sektori i ndërtimit i cili nga njëera anë ka një ofertë të tepërt banesash për ndërtim e nga ana tjetër i janë bllokuar kontratat shtetwrore tw investimeve në infrastrukturë dhe i janë ulur blerjet prej diasporës që s’ka mundur të mbledh kursime gjatë karantinës së tejzgjatur.”, ka thënë Nurellari.
Ky është postimi i tij:
Kjo qeveri e Vetëvendosjes po bllokon në mënyrë krejt të papërgjegjshmeta edhe ata pak investitorë serioz të huaj që kanë guximin e vullnetin e mirë të vijnë të investojnë në Kosovë. Bëhet fjalë për investitorë që janë zvarritur për vite me radhë nëpër burokracirat e administratës kosovare dhe pak kohe pasi më në fund morën dritën jeshile për të nisur investimin, qeveria e re po i bllokon. Kjo gjë nuk përbën vetëm kosto oportune të investimit të munguar por edhe koston potenciale të një dënimi ndaj buxhetit të vendit për shkelje kontrate nëse këto projekte shkojnë në arbitrazh ndërkombëtar.
Kjo qeveri jo vetëm që ka ndalur investimet kapitale publike duke rishqyrtuar kontratat e mëhershme, por tashmë po ndalon edhe investimet private. Me këto hapa që po ndërmerr kjo qeveri ka për ta dëmtuar ekonominë kosovare më keq se pandemia dhe ka ka për ta çuar në kolaps. Me gjasa i pari sektor që ka për ta pësuar është sektori i ndërtimit i cili nga njëera anë ka një ofertë të tepërt banesash për ndërtim e nga ana tjetër i janë bllokuar kontratat shtetwrore tw investimeve në infrastrukturë dhe i janë ulur blerjet prej diasporës që s’ka mundur të mbledh kursime gjatë karantinës së tejzgjatur. /Botapress.info/