Shqirim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.
Në këtë pozitë, Qeveria e Serbisë e ka vendosur Ragmi Mustafën.
Mustafa do të jetë në krye të komunës së Preshëves deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Në organin e përkoshëm të udhëheqjes janë edhe Tefik Bajrami, Sami Saljihu, Shkembim Veljiu dhe Branko Trajkoviq.
Në anë tjetër, ish-kryetari Shqipërim Arifi shkarkimin e tij e ka quajtur të dhunshëm.
“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.”
“SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.” – ka shkruar ndër të tjera ai.