• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qeveria e Kosovës ndan 30 milionë euro për zbatimin e katër masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

nga Bota Press
11 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati sot nё Mbledhjen e 24-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen 30 milionë euro për implementimin e katër masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Masat në fjalë janë masa 2.2 Mbështetja bizneseve për qasje në financa; masa 3.2 Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale; masa 4.3 Mbështetja e Kulturës dhe Sportit; dhe masa 4.5 Mbështetja e mërgatës.

Përmes masës 2.2, Mbështetja e bizneseve për qasje në financa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon ringjalljen e ekonomisё dhe prodhimit, pёrkatёsisht mbёshtjetjen e bizneseve pёrmes subvencionimit të tarifave të garancisë, rrjedhimisht ofrimit tё mundёsive pёr qasje mё tё lehtё nё financim. Kёshtu, nё pёrpjekje tё rindёrtimit tё ekonomisё pёrmes sektorit privat, MFPT me 3 milionё euro subvencion tarifat e garancisё pёr Fondin Kosovar pёr Garanci Kreditore, gjë që çliron potencial edhe për 86 milionë euro kredi të garantuara.

Përmes masës 3.2, Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, Qeveria ndau 17 milionё euro pёr pёrfituesit e skemave sociale dhe pensionale. Me anё tё kёsaj mase MFPT synon rritjen e mirёqenies sociale dhe krijimin e një shoqërie të barabartë duke mbështetur familjet që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt dhe duke paguar shtesat për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Kёto shtesa do të aplikohen deri në fund të kёtij vitit fiskal.

Poashtu, përmes masës 4.3, Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, Qeveria ndau 5 milionë euro pёr Ministrinё e Kulturёs, Rinisё dhe Sportit. Kёto mjete do tё investohen në sportet e gjera, në mbrojten e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e kulturёs e rinisё. Ky investim do të bëhet me qëllim që t’i japim vendit gjallëri duke organizuar dhe mbështetur ngjarje e projekte kulturore dhe sportive.

Së fundmi, përmes masës 4.5, Mbështetja e mërgatës, Qeveria ndau 5 milionë euro për mbulimin e kostos sё reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht në Kosovë përmes pikave kufitare deri nё fund tё kёtij viti fiskal. Gjithashtu, vlen të theksohet se polica kufitare e subvencionuar nga Qeveria ka vlefshmeri 1 muaj.

Deri më tani, MFPT ka marrë vendime për operacionalizim dhe ndarjen e mjeteve financiare për një sërë masash nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Së shpejti, MFPT do të vazhdojë me shpalojen e kritereve për operacionalizimin e masave të tjera të Pakos.

Tags: Pako e RingjalljesQeveria e Kosoves

Të ngjashme

Botë

Momenti kur Erdogani i shkon të ulësja dhe e prek në krah Johnsonin, reagimi i çuditshëm i tij

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Lewis Hamilton mund të përjashtohet nga çmimi i madh i Britanisë, arsyeja ju lë pa fjalë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

AAK: Paga minimale të bëhet 350 euro

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Kosovë

Hoti – Qeverisë: Janë rritur të hyrat e shtetit sepse janë shtrenjtuar çmimet

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Momenti kur Erdogani i shkon të ulësja dhe e prek në krah Johnsonin, reagimi i çuditshëm i tij
  • Lewis Hamilton mund të përjashtohet nga çmimi i madh i Britanisë, arsyeja ju lë pa fjalë
  • AAK: Paga minimale të bëhet 350 euro
  • Hoti – Qeverisë: Janë rritur të hyrat e shtetit sepse janë shtrenjtuar çmimet
  • Mimoza Kusari ‘e zbulon’ shkaktarin e rritjes së çmimeve në Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.