Menjëherë pas lajmit për ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Qeveria, gazetari Valon Syla ishte i shpejtë për të reaguar në atë që e quan “dorëzim të Qeverisë”, shkruan Gazeta Botapress.
Syla ironizoi me Dimal Bashën e Hekuran Muratin duke thënë se ata shkelën ligjin.
“Qeveria u dorëzu, apo e paska shkel ligjin sipas Dimal Bashës e Hekuran Muratit”, u shpreh gazetari.
Ai e cilëson si dorëzim të Qeverisë vendimin për ekzekutimin të pagës dhe theksin e shtroi te vendosmëria Hekuran Muratit që mësimdhënësit s’do të paguheshin.
“E ka hongër Hekuran Muratin se edhe në fjalimin e fundit të tij ai nuk dukej se lëshonte pej”, shkroi Valon Syla në Facebook.
“Por dihet kush e han hekrin”, tha më në fund Valon Syla./Botapress.info/