Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot.
Drita dhe Feronikeli do të përballen në Lipja.
“Intelektualët” janë shumë të përgatitur për këtë takim, në anë tjetër, “Industrialistët” po kalojnë në një fazë aspak të lehtë, duke u përballur me probleme financiare.
Megjithatë, ka një problem para kësaj sfide. Stadiumi ku pritet të zhvillohet ky takim momentalisht nuk ka energji elektrike dhe ndeshja rrezikon të mosluhet.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i Klan Kosovës, Emanuel Syla.