Qeni i racës “Pitbull” sulmoi qytetarin në Prishtinë, policia jep detajet

Ditën e djeshme, Gazeta raportoi se një qytetar i Prishtinës u sulmua nga një qen i racës “Pitbull” që kishte qenë pa maskë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima mashkull kishte pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti ishte sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Raporti i Policisë:

SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. UÇK-së, Prishtinë, 25.09.2022-123:00.  Raportohet se viktima mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga  qeni i të dyshuarës femër kosovare.   E dyshuara është intervistuar  dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Derisa, nga pamjet që publikoi Gazeta Insajderi shihet se qeni i racës “Pitbull” kishte qenë pa maskë dhe kishte sulmuar në dorë një qytetarë të moshës më të shtyer.

Pamjet:

ngjashme