Qendra e Mitrovicës ka mbetur sonte pa energji elektrike. Në këtë pjesë janë dëgjuar gjeneratorët të cilët janë aktivizuar pas ndërprerjes së rrymës.
Në kohën kur vendi po kalon në krizë energjetike, ndërprerjet janë të pashmangshme. Ndryshe, qytetarët e Mitrovicës janë përballur me mungesë të rrymës edhe më herët këta muaj, por situata e njëjtë nuk ka qenë në veri.
Atje rryma nuk është ndalur anipse nuk paguhet nga qytetarët e veriut./Botapress.info/