Se në Universitetin e Prishtinës edhe më tutje mbahen ligjërata të formës së demoduar e të tejkaluar të llojit “eks katedra” që shqip i bie: Profesori ulur këmbën mbi këmbë në karrikë dhe studentëve u thotë: Nxirni librat e fletoret e lexoni në heshtje!”
Fatkeqësisht kjo metodë e ligjërimit në Universitetin e Prishtinës vazhdon edhe sot e kësaj ditë. Ndaj kemi një gjendje të tillë të mjeruar të shkallës së arsimimit e të studimeve në Kosovë, shkruan Botapress.
Në një video që e ka shpërndarë OJQ ORCA ndër të tjerash shihet Bujar Dugolli, profesor në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, i akuzuar nga kjo OJQ si plagiator, ulur në karrikë në krye të klasës (sallës së mësimit) këmbën mbi këmbë, telefonin në dorë dhe përballë tij nja 10 a 12 sutdentë, secili ose me telefon në dorë ose duke “lexuar e shfletuar: gjithçka përveç literaturës së lëndës studimorë.
Për më shumë ndiqni videon se si “mban ligjërata” ulur këmbën mbi këmbë e me telefon në dorë profesori i akuzuar për plagiaturë Bujar Dugolli!