Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka publikuar fotografi të dhomës së intervistave në stacionin policor në viti, e cila duket se është në gjendje shumë të keqe.
Ish-drejtori i Policisë shkroi në Facebook se kjo është “fytyra e vërtet e qasjes së Qeverisë Kurti ndaj Policisë së Kosoves”.
“Dhoma e intervistave në Stacionin Policor në Viti – Fytyra e vërtet e qasjes së Qeveris Kurti ndaj Policisë së Kosoves!
“ Ajo mbi tavolinë është e tavanit që ka ra , kurse shporten e mbeturinave e kemi vendos se sa her që bie shi përherë rrjedh ujë nga kulmi” citim i fjalëve të zyrtarëve Policor të këtij Stacioni!”, ka shkruar Qalaj.