Botapress, 28 Nentor – Kryeministri Albin Kurti tha sot se “Momentalisht nuk e kemi të dyshuarin apo të pandehurin. Posa të kemi informacione me siguri që do t’ju njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit me hulumtimin dhe hetimin që po bëhet. Edhe nga vendi i ngjarjes, por edhe nga marrja në pyetje e dëshmitarëve. Por nuk e kemi emrin apo emrat e përveçëm të vrasësit”, ka shtuar ai.
Ndërkaq drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se hetuesit e krimeve të rënda janë të angazhuar në këtë operacion policor dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve potencialë, shkran Botapress.info.
“Ne jemi duke punuar në dy, përkatësisht tri pista, të cilat potencialisht mund të jenë motive të ndryshme, të cilat kanë mundur të vijnë deri te vrasja. Ne jemi duke punuar jo vetëm me Stacionin e Autobusëve dhe me njerëzit që kanë pasur kontakt me shoferin dhe viktimat, por edhe me gjithë personat që kanë mundur të kenë kontakt apo informatë rreth rastit”, ka deklaruar Mehmeti.
Në ndërkohë ministri i Brendshëm Xhelal Svecla i ka bërë apel dorasit të këtij krimi që të vetëdorëzohet.
Por tashmë kur po bëhen më shumë se 48 orë prej kësaj ngjarje të rëndë e kriminale, disa pyetje publike po mungojnë në opinion për të zbardhur këtë krim. Ose aq më tepër disa informacione po mbahen të fshehta që e rëndëojnë edhe më shumë zbardhjen e këtij krimi.
Kështu në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi shtrohen këto pyetje:
1 A ka patur kondukter autobusi dhe cila është deklarata e tij pas këtij krimi?
2. A është e vërtëttë ajo që është thënë në mediet serbe se një nxënës është përzënë nga autobusi për shkak se ka ngacmuar disa vajza dhe se i njëjti mund të ketë nxënë pritë në shënjë “hakmarrje”,
3 A janë marrë deklarata nga nxënësit e tjerë në autobus dhe cka kanë deklaruar ata?
4 A është inrtervisutar ndonjë prej drejtorëve ose arsimtarëve të nxënësve të pranishëm në autobus dhe a kanë dhënë ndonjë emër të ndonjë nxënësi problematik?
5 A ka munguar në ceremoninë e varrimit ndonjë prej nxënësve kolegë që kanë qenë në autobus para momentin të krimit?
Këto dhe petjet e tjera mund të jenë pistat e hetimeve për zbardhjen e krimit në Gllogjan.
Përndryshe deklarimet se “shoferi apo familjaët e tij nuk kanë qenë në konflikt paraprak me asnjë person tjetër” apo se “Njësia speciale po kërkon në cdo vend personin e dyshuar” janë deklarime sa të mjegulluara që nuk zbardhin asgjë, aq edhe të pabesueshme.
Krimineli gjendet aty dikun, e rajoni i Dukagjinit nuk është “xhungël Afrike” që të mos zbardhet ky krim kaq orë pas ngjarjes kriminale, shkruan Botapress.