SHBA ka deklaruar se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës, sipas raporteve të mediave amerikane. Rusia i kërkoi Kinës ndihmë ushtarake për të luftuar kundër Ukrainës, shkruan BBC.
“Vetëm një njeri mund ta ndalë luftën në Ukrainë, por, a do ta bëjë?”
Ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese. Paralajmërimi vjen përpara takimit në Romë të hënën midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës.
Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje për Moskën, por ende nuk dihet nëse i ka ofruar mbështetje ushtarake apo ekonomike.
Megjithatë, mediat lokale duke cituar zyrtarë amerikanë, thonë se Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronët.