Policia e Kosovës ka marrë informacione se një punëtorë në Suharekë është lënduar derisa ishte duke punuar.Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se punëtori ka rënë në kontakt me rrymën, përcjell Botapress.info
“SIGURIANË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bllacë, Suharekë 17.08.2022 – 09:34. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime”.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Botapress.info/