Nga “Galaxy Plus”, kanë thënë për Sinjalin se Krasniqi kishte shkuar të hënën në këtë kompani, ku e kishte marrë për shfrytëzim një automjet, të cilin sot e kishte dërguar për ta shitur në një autoservis.
Pronari i kësaj kompanie tha se automjeti është gjetur në momentin e fundit, para se të demolohet.
Ai i tha Sinjalit se e kanë paraqitur sot pasdite rastin në Polici dhe se Policia është duke u marrë me këtë rast. Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Krasniqin, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Ndërsa nga Komuna e Fushë-Kosovës e konfirmuan që Krasniqi është punëtor i kësaj komune, por nuk pranuan që të flasin për këtë rast.
Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje për këtë rast edhe në Polici, por ende nuk ka pranuar përgjigje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.