Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës vazhdojnë grevën e përgjithshme për shkak të mosmarrjes së pagave. Punëtorët e RTK-së në grevë, nuk do të ketë edicionet e lajmeve në orën 11 dhe 13.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.
Për shkak të grevës së përgjithshme, nuk do të ketë lajme në orën 11 dhe 13.
Sindikata u kërkon falje qytetarëve, por sqaron se greva vjen si pasojë e mos-ekzekutimit të pagave për pothuajse dy muaj.
Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar punëtorët se, duke filluar nga sot, do të organizohet grevë dyorëshe para ndërtesës së Radio Kosovës.
Shoqata ka kërkuar sërish nga organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t’u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa.
Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim.
Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend.



Të tjera
Uncategorized
Abdixhiku: Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do të merr 200 euro në muaj
“Kemi paraparë që shtetin tua ofrojmë
Uncategorized
Gjermani: Gjobitet me 27.000 euro shefi kosovar për punësime “në të zezë”
Gjykata e Qarkut Halle (Saale) dënoi
Aktuale
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa