Gazetari Shkumbin Kajtazi ndau në emisionin “Kosova Live” detaje ekskluzive mbi një rast të rëndë që, sipas burimeve, është tentuar të mbahet i fshehur nga autoritetet e minierës së Trepçës.
Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht, kur një agjystator u lëndua rëndë gjatë punës në minierë – pasi goma e një mjeti shpërtheu dhe e goditi, duke i shkaktuar fraktura në dorë e brinjë, dhe plagë të rënda në kokë. Ai ndodhet i shtruar në QKUK.
Kajtazi publikoi fotografi ekskluzive të gjendjes së punëtorit të lënduar, dhe solli dëshmi nga burime të brendshme të cilët pohojnë se as Policia nuk është lejuar të hyjë në vendin e ngjarjes, ndërsa Inspektorati për miniera nuk është njoftuar fare për incidentin.
Punëtorët, sipas burimeve të gazetarit, hezitojnë të raportojnë për shkelje apo rreziqe në vendin e punës, pasi frikësohen se do të largohen nga puna.
Detaje nga intervista:



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e