Pulmologu kosovar: Ata që infektohen me COVID-19, i kanë 5 ditë izolim të detyrueshëm

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1793 raste të reja, andaj edhe numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 8 mijë.

LEXO EDHE KETE

Kosova lë pacientët pa trajtim shëndetësor – nuk shlyen borxhet milionëshe ndaj spitaleve private

“Aktualisht gjendja me Covid-19 në vendin tonë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik e frikë”, ka theksuar në emisionin Info Plus, pulmulogu Flamur Marku.

“Për fatin e mirë, tani ka shumë raste që janë vetëm forma të lehta të menaxhueshme, të cilat menaxhohen në mënyrë ambulatore ose në shtëpi siç e ka cekur edhe drejtori dhe ne jemi të informuar se ka mjaft hapësira për momentin, por në rast nevoje do të veprojmë si herët e tjera. Momentalisht është një gjendje stabile dhe nuk ka vend për panik. Sidomos pacientët që janë të vaksinuar, do ta kalojnë në mënyrën më të lëhtë të mundshme”, ka thënë Marku për RTK-në.

Në bazë të raporteve dhe pacientëve janë mosha të ndryshme të të prekurve me Covid-19, kemi parë se janë edhe dy foshnje në mesin e të prekurve .

“Ne praktikën tonë të përditshme kemi parë se është mosha e re, sepse edhe ekspozimi dhe mënyra e jetesës është më e afërt për ato mosha që po e bartin më tepër. Edhe fëmijët nuk përjashtohen të preken nga këto forma, por, fatmirësisht moshat e reja përveç kur kanë ndonjë komplikim, përndryshe ato po e kalojnë më lehtë, por kur po preken moshat më të shtyra, risku është më i madh”, tha ai.

Në pyetjen se a ka nevojë për izolim dy javë, apo jo, doktori u shpreh se sipas IKSHPK-së janë pesë ditë të obligueshme.

ngjashme