Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 188 raste të reja me virus, shkruan Botapress.info
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.455 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.477 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 972 testime, 188 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.