Forcat ushtarake ruse kanë shkatërruar shtëpitë e civilëve në Borodyanka. Banorë të këtij vendi kanë publikuar video ku tregohet shkatërrimi i qytetit në rajonin e Kiveit, në Ukrainë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale dëgjohen civilët duke treguar gjendjen aktuale atje, raporton BBC.
“Nuk ka ushtarë këtu, vetëm qytetarë të zakonshëm të Borodyanka, pleq e fëmijë. Njerëzit po fshihen në bodrume. Ju duhet ta shihi se çka po ndodh këtu”.
Sipas dëshmitarëve tre deri katër bomba u hodhën aty nga aeroplani.