Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një rakete ruse e cila goditi një stacion televiziv në Kiev gjatë ditës së martë.
Shpërthimi ka bërë që disa transmetime të ndërpriten dhe ka dëmtuar një memorial të viktimave të Holokaustit, raporton BBC
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shfaqin shpërthimin e madh dhe timin duke dalë nga kulla.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka paralajmëruar se Rusia po tenton të ndërpres raportimet dhe të shpërndajë informacione të rreme rreth kapitullimit të Ukrainës.
Për të parë momentin e shpërthimit, klikoni KËTU.