Lufta në Ukrainë konsiderohet të jetë lufta më e dokumentuar në histori, kjo për shkak se Evropa nuk pati luftë brenda 77 vjetëve të fundit.
Sot është bërë virale një video ku shihet një tank rus i shkatërruar nga artileria Ukrainase.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar video nga Kievi ku thotë se do ta mbrojë kryeqytetin e tij, përkundër ushtrisë ruse që po rrezikon ta pushtojë kryeqytetin.
“Unë jam këtu. Jemi në Kiev. Do ta mbrojmë Ukrainën”, dëgjohet të thotë ai.
“Ne po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
Raketat goditën kryeqytetin Kiev të premten ndërsa forcat ruse vazhduan të avancojnë.
Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se po përgatiteshin për një sulm që synonte përmbysjen e qeverisë.