Një gazetar spanjoll ka treguar se ylli në ngritje i Barcelonës, Gavi luan me lidhëse të palidhura sepse nuk di t’i lidhë ato.
Djaloshi i ri ka qenë ndër yjet e pakët që i dha dritë ‘Camp Nou’ këtë sezon, por tizofët kanë vënë re se spanjolli ka luajtur me lidhëse të këpucave të palidhura dhe kjo ka ngritur pikëpyetje, shkruan lajmi.net.
Por gazetari Marc Marba Prats ka shpjeguar arsyen e që del të jetë e vërtetë – ai nuk di t’i lidhë mirë ato. “Atij nuk i intereson dhe ai luan kështu”, shkruan ai.
Lojtari i Barcës, Nico Gonzalez, shkroi në storjen e tij në Instagram duke ndihmuar shokun e tij të skuadrës t’i lidhë këpucët, duke lënë të kuptohet s eështë koha që Gavi të mësohet vetë t’i lidhë ato.
Duket se ‘La Masia’ mund t’iu mësojë të jeni super-futbollist, por jo domosdoshmërisht edhe disa aftësi themelore jetësore.
Ndërkohë, ylli i Blaugrana ka një klauzolë prej 50 milionë euro. /Botapress.info/