Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha

Një konflikt familjar që kishte kohë që ziente në heshtje ka përfunduar me arrestim në Prishtinë, mëson Sinjali.

Durim Berisha (ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti), rreth 38-vjeçar është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe detyruar kunatin e tij, Sami Fetahin, rreth 42-vjeçar, përmes mesazheve kërcënuese dhe presionit të vazhdueshëm lidhur me një kontest civil.

Sipas informacioneve, i dyshuari nuk është ndalur vetëm me mesazhe – ai kishte shkuar edhe te vendi i punës së ankuesit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kishte tentuar ta përballë dhe ta shqetësojë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se, pavarësisht paralajmërimeve, i dyshuari ka vazhduar me të njëjtën sjellje, çka ka bërë që rasti të kalojë nga shënim zyrtar në procedurë penale dhe të përfundojë me ndalim.

Në anën tjetër, hoxha i Xhamisë së Madhe, ku punon ankuesi, ka konfirmuar se situata kishte krijuar shqetësim, duke theksuar se: “Ka pasur tension dhe shqetësim të panevojshëm në ambient pune. Ne jemi për qetësi dhe mirëkuptim, jo për konflikte të tilla.”

 

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Berisha është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Ngacmim dhe detyrim”.

Hetimet janë në vazhdim.

Të tjera

Lajme

Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së

Ekskluzive Lajme

Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha

Një konflikt familjar që kishte kohë