Një konflikt familjar që kishte kohë që ziente në heshtje ka përfunduar me arrestim në Prishtinë, mëson Sinjali.
Durim Berisha (ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti), rreth 38-vjeçar është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe detyruar kunatin e tij, Sami Fetahin, rreth 42-vjeçar, përmes mesazheve kërcënuese dhe presionit të vazhdueshëm lidhur me një kontest civil.
Sipas informacioneve, i dyshuari nuk është ndalur vetëm me mesazhe – ai kishte shkuar edhe te vendi i punës së ankuesit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kishte tentuar ta përballë dhe ta shqetësojë.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se, pavarësisht paralajmërimeve, i dyshuari ka vazhduar me të njëjtën sjellje, çka ka bërë që rasti të kalojë nga shënim zyrtar në procedurë penale dhe të përfundojë me ndalim.
Në anën tjetër, hoxha i Xhamisë së Madhe, ku punon ankuesi, ka konfirmuar se situata kishte krijuar shqetësim, duke theksuar se: “Ka pasur tension dhe shqetësim të panevojshëm në ambient pune. Ne jemi për qetësi dhe mirëkuptim, jo për konflikte të tilla.”
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Berisha është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Ngacmim dhe detyrim”.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më