Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi në Facbook, ka thënë se kriza politike në vend i ‘’leverdisë’’ kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pasi që ai e ‘’zgjeron kontrollin politik’’, me një ‘’ president ad interim’’ si Albulena Haxhiu.
Nurellari, ka deklaruar se, Kurti s’e ka pasur për ngut kompromisin për presidentin, pasi që ai mbetet kryeministër, dhe, ‘’mban levat kryesore të pushtetit’’, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Kurti e di se edhe pas zgjedhjeve të reja nuk do i ketë votat për ta zgjedhur i vetëm presidentin, por e di edhe se pa të nuk do zgjidhet dot. Por deri atëherë, ai nuk ka pasur asnjë ngut për kompromis, sepse sidoqoftë mbetet kryeministër dhe mban levat kryesore të pushtetit ekzekutiv.
Pikërisht për këtë arsye i leverdis kjo krizë zvarritëse e zgjedhjeve të reja i leverdis. Me një president ad interim si Haxhiu, ai zgjeron kontrollin politik nëpërmjet emërimeve në institucione, diplomaci, borde dhe poste kyçe.
Edhe nëse pas zgjedhjeve të 7 shkurtit vjen kompromisi për presidentin, aparati institucional do të jetë mbushur paraprakisht me besnikë që mbeten aty me mandate të përcaktuara për vite (përveç rasteve kur kapen në shkelje ligjore).



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur