Në fund të korrikut, një kirurg plastik në Nju Jork, Andrew Jacono, ishte në sallë, duke u përgatitur për një ditë rutinë operacioni. “Papritur stafi im hyn me nxitim,” thotë ai. “Dhe thonë, ‘Marc Jacobs sapo postoi një foto të fytyrës së tij të fashuar!’ Isha si, whaaaat? Nuk mund ta besoja.”
Sepse ishte vetë doktori që i kishte bërë Jacobs-it një lifting të fytyrës një ditë më parë. “Nuk e kisha idenë se ai do ta publikonte këtë,” thotë Dr. Jacono. “Unë u mahnita plotësisht. Por ky është Marc… Ai është transparent për gjithçka në jetën e tij, kështu që nuk duhet të jetë dhe aq tronditëse.”./Botapress.info/