Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur kritikave që shkoi në takimin e thirrur nga kryeminstri, Albin Kurti për çështjen e dialogut me Serbinë.
Abdixhiku ka thënë se shkuarja në takime të tilla, nuk e bën më të dobët.
Ai ka thënë se LDK nuk bëhet si Vetëvendosje.
“Unë s’bëhem si ai, LDK s’bëhet si Vetëvendosja. Unë s’bëhem më i dobët pse ulem në tavolinë me kundërshtarin tim politik. Pse të mos ulem dhe t’i them e ke gabim”, ka thënë ai në emisionin Pressing të T7.
Abdixhiku ka theksuar se LDK nuk mund ta imitojë Kurtin në veprimet e tij.
“Unë i kuptoj zërat kritik që duan zë agresiv, por këtë s’mund ta jap LDK-ja. Ne nuk e imitojmë Kurtin. Nuk kallim institucione, nuk djegim institucione”, ka theksuar ai.
Përkundër kësaj, Abdixhiku ka thënë se takimi ishte i thatë.