Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë në detaje përgjigjen e tij rreth përkrahjes së qeverisë lidhur me planin evropian.
Haradinaj ka thënë se ky plan është një e arritur e madhe, që është realizuar nga partnerët e Kosovës.
Sejdiu për liberalizimin e vizave: Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin
“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, u shpreh Haradinaj për Ekonomia Online.
“Aleanca dhe unë e përkrahim marrëveshjen e njohur si propozimi franko-gjerman, që është një e arritur e madhe e aleatëve tanë, veçanërisht me ndihmën e Amerikës, e me të cilën ne ndahemi nga Serbia. Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”, ka thënë Haradinaj.
Por, lideri i AAK-së beson se Kosova ka pasur mundësi të marrë më shumë.
“Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, deklaroi Haradinaj.
Në fund, kreu i AAK-së është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend.