Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar deklaratat se ka mospajtime mes Listës Guxo dhe VV-së për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Pozita e Ministrisë ishte lënë e zbrazët pasi Arben Vitia dha dorëheqje për të kandiduar për kryetar të Prishtinës. Ishte përfolur se Haxhi Avdyli do të ishte ministër i ri por kryeministri Albin Kurti vendosi për Rifat Latifin. Gërvalla thotë se nuk ka pasur asnjëherë diskutime për këtë punë