Partia Socialdemokrate ka nisur aksionin e paralajmëruar simbolik për dyvjetorin e Qeverisë Kurti II.Aksioni i PSD-së nisi në orën 11 para objektit të qeverisë.
Aktivistët e kësaj partie, vizatuan një vijë të verdhë në murin e kësaj ndërtese, e cila, sipas Zgjim Hysenit, anëtar i kryesisë së PSD-së, kjo vijë nënkupton se nuk ka pasur progres të punës së qeverisë, po shkuarje të njëtrajtshme./Botapress.info/