Kina ka lundruar aeroplanmbajtësen e vet përgjatë ngushticës së ndjeshme që e ndan me Tajvanin, i tha Reutersit një burim.
Kina vazhdon të theksojë që Tajavni, ishulli demokratik, është pjesë e territorit të saj, dhe gjatë dy viteve të fundit ka rritur aktivitetin e saj ushtarak afër ishullit për të testuar sovranitetin e tij, duke alarmuar Taipei-n dhe Ëashingtonin.
Burimi, i cili nuk ishte i autorizuar të flas për media dhe që foli në kushte në anonimitetit, tha se aeroplanmbajtësja Shandong lundroi afër ishullit Kinmen, ishull që kontrollohet nga Tajvani, i cili shtrihet direkt në drejtim të kundërt ndaj qytetit kinez Xiamen.
Ministria e Mbrojtjes së Kinës dhe Marinsa amerikane nuk i janë përgjigjur kërkesës për të komentuar.Lundrimi ndodhi rreth 12 orë para së presidenti amerikan, Joe Biden të flasë me presidentin kinez, Xi Jingping.
Burimi e përshkruajti kohën e lëvizjes së Shandong aq afër telefonatës si ‘provokim’.
Kina thotë se Tajvani është çështja më e rëndësishme dhe me sensitive e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara. Ëashingtoni nuk ka mardhënie formale diplomatike me Taipei, por ai është mbështetësi dhe furnizuesi me armë më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit./Botapress.info/