Protestoi live në televizion kundër luftës, gazetares ruse i ndodh e papritura!

Gazetarja ruse është gjobitur, pushuar nga puna dhe është arrestuar pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë gjatë transmetimit direkt të edicionit të lajmeve të televizionit shtetëror rus. Ajo doli pas spikeres me një pankartë ku shkruhej “se po ju gënjejnë, jo luftës”.

Gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila punonte si redaktore në Channel 1 (media e ndodhur nën kontrollin e shtetit rus) u arrestua pasi protestoi ndërsa publikoi edhe një video duke iu kërkuar rusëve që të protestojnë kundër luftës. Në video, ajo i bën thirrje popullit rus të protestojë kundër luftës, duke thënë se vetëm ata kanë fuqinë për të “ndaluar gjithë këtë çmenduri”.

“Mos kini frikë nga asgjë. Ata nuk mund të na burgosin të gjithëve,” tha ajo.

Nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza konkrete në lidhje me protestën e saj live në televizion dhe nëse do të ndiqet penalisht sipas ligjit penal më serioz që ndalon ta quajë veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë pushtim ushtarak.

Pas seancës gjyqësore, zonja Ovsyannikova u tha gazetarëve se ajo ishte dy ditë pa gjumë, ndërsa ishte marrë në pyetje për më shumë se 14 orë pa asnjë ndihmë ligjore ose pa mundësinë për të kontaktuar me të afërmit e saj.

“Ishte vendimi im që të protestoja kundër luftës. E mora vetë këtë vendim sepse nuk më pëlqen që Rusia të pushtojë një vend tjetër. Ajo që bëri Rusia ishte vërtet e tmerrshme”, tha ajo për BBC-së pasi doli nga gjykata./Botapress.info/

ngjashme