Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do të ndalen dhe do të jenë të vazhdueshme.
Hasanaj ka thënë se ata kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRrE-së dhe ardhjen e një bordi që punon për interesa të qytetarëve.
Kërkesa të tjera sipas tij janë edhe pezullimi i vendimit për shtrenjtim të rrymës, si dhe hapja e një dialogu me të gjitha grupet e interesit.
“Më lejoni t’iu them që protestat do të jenë të vazhdueshme pra nuk do të ndalen. Kundërshtimi ynë do të jetë vetëm duke u rritur. Ne kemi kërkesa tani më të qarta që duam që ky bord skandaloz të shkarkohet dhe të vie një bord i cili me të vërtetë është aty për interesa të qytetarëve dhe normalisht pezullimi i këtij vendimi, si dhe hapja e një dialogu me të gjitha grupet e interesit”, ka thënë Hasanaj në tëvë1.
Iniciativa “ Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se të të shtunën më 19 prill, nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbe sërish do të protestohet kundër vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kundër këtij vendimi të ZRrE-së janë mbajtur edhe dy protesta, njëra më 5 prill, ndërsa tjetra më 11 prill.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të