Kryeministri, Albin Kurti, është sulmuar sot në Kuvendin e Kosovës. Teksa po mbante fjalim, ndaj tij, u hodh ujë nga deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, shkruan Gazeta Insadjeri.
Ky gjest ka ngjallur tensione të theksuara brenda kuvendit ku u përdorën dhe grushta mes deputetëve e ministrave.
Ministrja e Drejtësisë në mes të “zjarrit”, si e zuri sherri në rrahjen në Kuvend
Përkundër që shumë deputetë e ministra i dolën në mbrojtje liderit të tyre, shefja e grupit të VV’së – Mimoza Kusari- Lila nuk lëviz nga vendi.
Ndonëse ajo mund të jetë shkaktarja e nisjes së tensioneve mes pozitës dhe opozitës pas skandalit që i doli nga përgjimet, Kusari rrinë e qetë teksa po i sulmohet shefi.
PAMJE: