Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar të mërkurën pasdite në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’.
“Pas një hetimi të zhvilluar nga drejtoria e antitrafikimit me njerëz e PK-së, janë arrestuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për procedurë të rregullt./Botapress.info/