Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në Prizren, ku të dyshuarit kanë qenë edhe nga Shqipëria.
Për një rast të tillë që ka ndodhur po ashtu në Prizren, Policia ka arrestuar dy persona, një grua dhe një burrë, të moshave 32 e 26-vjeçare, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së sotme, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
https://botapress.info/nxenesi-kapadai-i-hyn-dajak-arsimtarit-ne-nje-shkolle-te-prizrenit-drejtoria-therret-policine/
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë C.S., dhe A.Th., të cilët janë shoqëruar sot në stacion policor, ku gjatë intervistimit në Polici e kanë pranuar se kanë kryer këtë vepër.
Pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.
Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, e mundësim apo detyrim për këtë vepër penale. /Botapress.info/