“Propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.

“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar”.

LEXO EDHE KETE

Borrell: Moment i rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi

“Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrell.

Këto komente Borell i ka bërë në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

Ai u shpreh se është optimist për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në vitin e ardhshëm./Botapress.info/

ngjashme