Donald Veshaj u rendit i dyti në formatin Big Brother VIP, por aktori nga Vlora nuk po arrin të pranojë humbjen.
Madje edhe dje në regjistrimin e Post Big Brother VIP, ai dhe Beatrix Ramosaj zgjodhën të mos marrin pjesë aty.
Pronarja e Top Channel, ditën e sotme ka publikuar një fotografi, por që gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që ajo ka zgjedhur, e që shumë nga ndjekësit po e cilësojnë si një thumb ndaj Donaldit.
“Nëse ju ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet për vendin. Thjesht hip,” – shkroi Lori krah një kolazhi me foto të momenteve gjatë xhirimeve të Big Brother Vip.
Theksojmë se edhe emisionin që Donaldi dhe Romeo do e nisnin në Top Channel, nuk dihet ende se si do vazhdojë, duke qenë se promo e tij është larguar, derisa aktori Veshaj ka zgjedhur të heq edhe nga lista e miqve Arbana Osmanin./Botapress.info/