Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë ka folur Bajam Idrizi pronari i ëmbëltores “Elida” në Prishtinë aty ku Ibrahim Rugova ka kaluar kohën më të madhe të tij bashkë me shokë dhe ku kishin nisur përpjekjet e para për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Idrizi ka treguar se Ibrahim Rugova ka paguar gjithmonë edhe për shokët e tij me të cilët qëndronte në “Elida”.
“Rugova ka qenë mysafir shumë i qetë. Ka pasur edhe shumë shokë. Kur vinte puna te pagesa, sepse ata që bëheshin shumë shokë, Rugova zgjohej dhe i paguante kafet ai. Interesant ishte, i numëronte edhe personat vetë.
Rugova pinte ekspreso shumë dhe cigare shumë. Përafërsisht tetë apo 9 kafe i pinte. Pinte edhe duhan shum”, ka theksuar Idrizi tutje.
Përveç që ka paguar, Idrizi thotë se Rugova kishte lënë edhe bakshish nganjëherë.
“Ka qenë klient shumë i lehtë, i afërt me kamerierët. Na linte nganjëherë edhe bakshish”.
Rugova nuk hante ëmbëlsirë as akullore, vetëm kafe”, ka potencuar ai.
Ndërkohë ka zbuluar se për shkak se ishte kuptuar për arkitektin që po bëhej aty ua kanë mbyllur lokalin për tre vjetë.
“Na kanë mbyllur lokalin për shkak të LDK-së. Tri vjet na mbyllën”, ka theksuar ai/Botapress.info/