Prokuroria nis hetimet për akuzat se Bulliqi ndërhyu në vendimet për rrënime në Podujevë

Prokuroria e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se do të marr masa konform dispozitave ligjore, nëse konfirmohen deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi se kryetari Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet për ndërtime e rrënimet në Komunën e Podujevës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, është duke shqyrtuar deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, tashmë i shkarkuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, se është penguar nga ky i fundit në kryerjen e detyrave zyrtare.

Mulliqi e ka akuzuar të parin e komunës për ndërhyrje në vendimet për ndërtimet në zonën e Orllanit, në reagimin e tij pasi Bulliqi e shkarkoi nga detyra të marten .

Lajmin për nisjen e hetimeve për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna në opinionin publik nga z. Mulliqi, si dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ulajt për Gazetën./Botapress.info/

ngjashme