Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar katër punëtorë, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Të dyshuari, me inicialet S.B, R.M, H.N, dhe B.G, janë ndaluar për 48 orë.
“Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.”
Në fund është bërë e ditur se Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot