Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar katër punëtorë, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Të dyshuari, me inicialet S.B, R.M, H.N, dhe B.G, janë ndaluar për 48 orë.
“Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.”
Në fund është bërë e ditur se Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Irani thotë se kontrolli në Ngushticën e Hormuzit u kthye siç ishte për shkak të bllokadës së SHBA-së
Irani ka njoftuar se kontrolli i
Lajme
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre
Me rastin e 18 Prillit –
Aktuale
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë në aksion, zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë