Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur nëntëdhjetë e shtatë aktakuza, kundër njëqind e katërmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.
Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë persona, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur tridhjetë e pesë aktakuza, kundër tridhjetë e nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëzet e pesë personave, për vepra të ndryshme penale.



Të tjera
Lajme
Mbi 600 të burgosur votojnë në institucionet korrektuese në Kosovë
Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në
Lajme
Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend!
Zgjedhjet e sotme janë të tretat
Aktuale
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025
Rreth 22% e qytetarëve me të