Botapress 7 Maj – Prokurori Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vrasje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore.Këtë kërkesë, ai e ka arsyetuar me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ndryshe, prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.