Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.
Të pandehurit A.K., F.L., V.P., B.C, në bashkëkryerje me persona të paidenfikuar, akzuohen se nga muaji janar i vitit 2023 deri në shtator të po atij viti kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në territorin e Republikën së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.
Këto veprime, katër të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 (njëqind) deri në 300 euro për person.
Rasti i kaluar për trajtim Deparametnit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.



Të tjera
Aktuale
Në Podujevë abuzimi më i madh me vota ndodhi brenda LVV-së
Edhe komisionerët e Llapit e tjetërsuan
Aktuale
Ndërprerja e rrymës në QNR, Cakolli: Sinjal jashtëzakonisht negativ
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim
Showbiz
Nina provokon në Instagram me poza plot energji
Nina Serebrova, influencuesja mahnitëse nga Miami,