Norvegjezi Kenneth Andresen, i cili për të parën herë erdhi në Kosovë në vitin 1999 së bashku me KFOR’in, asokohe si zyrtar për media, ka mbetur i lidhur me vendin tonë, ai kohë pas kohe publikon foto të rralla nga Kosova, shkruan Gazeta Botapress.
Andresen jo rrallë herë poston fotografi nga vende të ndryshme të Kosovës.Norvegjezi kësaj radhe ka publikuar një foto që nuk është publikuar më parë të mikut të madh të kosovarëve, ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, dhe Komandanti i KFOR-it gjeneral Sir Mike Jackson.
Sipas Andresen, foto është realizuar në verën e vitin 1999, në Kosovë.
“Fotografi e ditës e KFOR-it: Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe Komandanti i KFOR-it gjeneral Sir Mike Jackson, verën e vitit 1999. (Foto: KFOR) #Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.
Andresen është edhe koleksionist i pullave postare në Kosovë, por edhe fotografive të ndryshme.
Ndryshe, ai tani është profesori i medias në Norvegji./Botapress/