Pas një beteje me koronavirusin, profesori universitar Milazim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij janë shëruar plotësisht nga ky virus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, raporton Gazeta Botapress.
“Lajm i gezueshem: nga sot edhe me rezultat jemi negativ, jemi te sheruar. Falemnderit te gjitheve per interesimin, solidarizimin dhe lutjet qe keni bere per ne. Ua kthefshim per te mire. Zoti ua shperblefte” shkruan Krasniqi.
Kujtojmë se Krasniqi bashkë me gruan e tij u trajtuan për disa ditë në QKUK, për shkak të infektimit me COVID-19. /Botapress/