Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajlaj, ka analizuar edhe një herë rezultatin e zgjedhjeve lokale ku u ndëshkua me të madhe Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Profesor Smajlaj ka lavdëruar pjekurinë e popullit, duke thënë se janë më të pjekur se klasa e intelektualëve të Kosovës.
“Zakonisht prijës të ndryshimeve janë elitat intelektuale, në rastin e demokracisë sonë këtë po e bëjnë votuesit.” – është shprehur z. Smajlaj, përcjell Periskopi.
Ai u shpreh se nuk po kryejnë punë më emrat e liderëve dhe simboleve të partive, duke i quajtur këto “kot” dhe “shterp”.
Statusi i plotë:
Sjella e votuesve me 14 Nëntor është shkëndijë e shpresës se në këtë vend po bëhet demokracia.
Votuesit u dëshmuan më me pjekuri qytetare demokratike sa sa klasa e intelektualve (me përjashtime shumë të vogla) që njohin mirë zejen e flirtimit me pushtetin.
Zakonisht prijës të ndryshimeve janë elitat intelektuale, në rastin e demokracisë sonë këtë po e bëjnë votuesit.
Votuesit i treguan qartazi partive, nëse doni besimin tonë bëhuni serioz, ofroni programe e kandidat serioz, e mbi të gjitha punoni.
Fotot e emrat e liderëve, e emrat e simbolet e partive nuk u hynë në punë dot për të marr vota nga ne. Kishim mjaftë nga këto gjëra të tilla koti e shterpë.
Sa do të zhvillohej vendi e demokracia te ne, sikur më heret të reflektonte votuesi, dhe të detyronte partitë e udhëheqësit të bëhen serioz.