Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri Projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Gazeta Botapress.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky projektligj është punuar nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të fushës.
Me këtë projektligj sipas ministres parashihet verifikimi dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht.
“Ky Projektligj i cili është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht. Njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.