Privoi nga jeta vëllanë dhe kunatën për bindjet fetare, arrestohet biznesmeni 

Është arrestuar nga policia në zonën e “5 majit” Arsen Muskurti, cili pasditen e sotme vrau me armë zjarri vëllain e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën e tij Nora Muskurti, prindër të tre fëmijëve. Arrata e autorit zgjati për disa orë, ndërsa forcave të policisë iu bashkua edhe RENEA.

Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.

Dyshohet se kanë qenë problemet familjare që çuan deri në përdorimin e amrës së zjarrit që mori dy jetë pasditen e kësaj të marte.

LEXO EDHE KETE

Ngjarje makabre brenda familjes në Tiranë, vëllai privon nga jeta vëllain dhe kunatën

Konflikti mes 2 vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër, teksa flet edhe për një emër të tretë./Botapress.info/

ngjashme